13.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Bahtiri: Asnjë rast i dyshuar me COVID-19 në Mitrovicë

Mitrovica vazhdon të jetë në mesin e qyteteve që nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Këtë e ka konfirmuar vet kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se Mitrovica nuk ka asnjë person të dyshuar me koronavirus, sikur që dihet edhe asnjë person të konfirmuar si të infektuar me COVID-19. Bahtiri ka ftuar qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Postimi i plotë i Bahtirit

NJOFTIM

Deri në këtë moment nuk ka asnjë person të dyshuar me koronavirus COVID-19 në Mitrovicë, sikur qe dihet se nuk ka edhe asnjë person të infektuar të verifikuar. Të gjitha raportimet e ndryshe janë të pasakta.

I ftoj qytetarët të vazhdojnë t’iu përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ashtu siç janë treguar shembullor deri më sot në zbatim të të gjitha udhëzimeve shtetërore.

Frikë JO, KUJDES PO!

TË FUNDIT

TË FUNDIT