13.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Hoti: Kurti nuk e shkarkoi Veliun, por veten e tij

Zëvendës-kryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nga Kryeministri Albin Kurti, sot me pretekstin se Veliu ka dalë me qëndrimet e tij në publik kundër qëndrimeve të Qeverisë në lidhje me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, e ka marrë këtë vendim, shkruan Gazeta Metro.

E për një vendim të tillë ka reaguar zv/ministri Hoti, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti sot nuk e shkarkoi Veliun por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në këto momente të vështira në të cilat po ndodhemi për shkak të koronavirusit.

“Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë. Sigurojmë qytetarët e vendit se asnjë veprim i yni që do të pasojë nuk do të prekë mirëqenien e tyre, përkundrazi do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar shëndetin e publik dhe stabilitetin politik të vendit”, ka shtuar tutje ai.

Postimi i plotë i Hotit

“Vëmendja jonë ka qenë dhe është tek menaxhimi i situatës, jo tek lojërat politike. Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, por edhe të mungesës së etikës në bashkëpunim me partnerë. LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucione. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë.

Duket qartë se Kurti nuk funksionon kështu. Keq për të. Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë.
Sigurojmë qytetarët e vendit se asnjë veprim i yni që do të pasojë nuk do të prekë mirëqenien e tyre, përkundrazi do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar shëndetin e publik dhe stabilitetin politik të vendit”/gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT