13.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

”Buldozheri” i Qeverisë Kurti i del kundër Albin Kurtit e Haki Abazit: Duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka dalur kundër kryeministrit Albin Kurti, ai ka përkrahur fillimisht propozimin e kreut të LDK’së, Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e jashtëzakonshme të situatës në Kosovë nga koronavirusi, shkruan Gazeta Metro.

Veliu po thotë se situata në Kosovë pas 19-të të infektuarve me Koronavirus është serioze dhe institucionet duhet të ndërmarrin masa serioze dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“Pikë së pari Qeveria nuk ka mbajt mbledhje që a me u shpalle a jo gjendje e jashtëzakonshme. Sot është mbajt mbledhje e Këshillit të Sigurisë – situata në Kosovë është serioze, institucionet duhet të ndërmarrin gjitha masat, unë jam të merren gjitha masat, qofshin edhe ato ekstreme siç po quhen”, ka thënë Veliu në Klan Kosova.

Veliu këto deklarata i bëri pak çaste pasi zëvendëskryeministri i dytë Haki Abazi, në një konferencë për media tha se është e panevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, sic propozoi presidenti Thaçi para medieve pas konsultave me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Kujtojmë se pro shpalljes së gjendjes së Jashtëzakonshme të situatës në Kosovë për koronavirusin doli edhe kreu i LDK’së, Isa Musta. Ndërkaq, deri tani në Kosovë kemi 19 persona të prekur me koronavirus apo COVID-19./

TË FUNDIT

TË FUNDIT