Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar se janë kundër shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme rreth situatës në Kosovë nga prekja e koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.
Abazi ka dalur dhe ka folur në lidhje me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës dhe ka deklaruar se kryeministri Kurti është kundër nismës së presidentit Thaçi për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme Ai tha se kjo masë është e panevojshme dhe shihet si masë ekstreme, pasi gjendja është nënkontroll.
“Ajo që është propozuar nga Presidenti Thaçi shihet si masë ekstreme dhe njihet si e panevojshme. Me këtë formë të bashkëpunimit ndërinstitucional do të vazhdojë…Kryeministri nuk është në pajtueshmëri me propozimin e Presidentit Thaçi. Tani për tani gjendja e jashtëzakonshme është e panevojshme. Jemi të kënaqur me vendimet që ka marrë Qeveria duhet rregull edhe më i lartë”, tha Abazi, transmeton Gazeta Metro.
Ndërkohë pak më herët presidenti Thaçi ju është drejtuar Kuvendit të Kosovës me anë të një dekreti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të Kosovës.//gazetametro.net



