Ditën e sotme e ftuar në emisionin e pasdites nga Rudina, ishte një vajzë e vogël, një modele dhe blogere e vërtetë.
Ajo quhet Amila Ismolli dhe është vetëm 4 vjeç e gjysmë.
Ndonëse në një moshë të tillë, vogëlushja sillet shumë natyrshëm para kamerave dhe ka faqen e saj në Instagram, e cila menaxhohet nga e ëma, Gladiola.
Veçantia e Amilës, është rikrijimi i personazheve të showbizit. Ajo zgjedh VIP-at që i pëlqejnë dhe i imiton në poza, në veshje e në gjithçka tjetër.
Ideja e fotove ka nisur që para një viti dhe deri më tani ka realizuar diku te 500 të tilla. Imitimi i saj i parë ka qenë Alketa Vejsiu, pasi vogëlushja e ka shumë qejf. Amilës i vjen natyrshëm të pozojë dhe nuk e kërkon aspak ndihmën e mamasë së saj, thjesht shikon foton në telefon dhe e realizon.