18.4 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

E FUNDIT: Tek lumi Ibër kacafytje, përplasje me makineri kurse policia e ndarë në dysh

Një kacafytje mes shqiptarëve dhe serbëve për pak ka eskaluar në kacafytje tek lumi Ibër ku po kryehn punime për rregullimin e shtratit të lumit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Krejt kjo ka ndodhur në sy të Policisë së Kosovës e cila kishte dalur në vendin e ngjarjes, pasi që serbët po demolonin punimet e kryera nga një kompani shqiptare e kontraktuar nga Ministria e Ambientint dhe Bashkimi Evropian.

Nga informacione zyrtare bëhet e ditur se policia e Kosovës ishte e ndarë në dysh, ajo e pjesës veriore mbështeste serbët që po demolonin me eskavator punimet, kurse ajo e jugut ishte në anën e institucioneve që kërkonin ndalimin e prishjes së punimëve të shtratit Ibër.

Rreth kësaj çështje ditë më parë ka reaguar edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka kërkuar nga homologu i tij i pjesës veriore që të mos pengojë punimet në shtratin e lumit Ibër./Veriu.info/

https://www.facebook.com/jepize02/videos/140219904034760/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT