13.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Kjo ishte epiqendra e tërmetit që u dëgjua në Kosovë

Rreth orës 22:13 lëkundje të lehta të tokës janë dëgjuar në Kosovë.

Në lidhje me tërmeti që goditi Kosovën Insajderi ka kontaktuar Shemsi Mustafën nga Instituti Sizmologjik i Kosovës. Mustafa ka bërë më dije se dridhja ka qenë e shkallës 3.0, ndërsa epiqendra ishte në Komunën e Lipjanit mes Magurës dhe Suhodollit.

“Në Komunën e Lipjanit mes Magures dhe Suhodollit ka qenë epiqendra në Kosovë, dridhja ka qenë e shkallës 3.0 te rihterit, ka ndodh rreth orës 22:13”, ka deklaruar Mustafa për Insajderin. Dridhjet e tokës janë dëgjuar edhe në Shqipëri, konkretisht në Tiranë si dhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT