7.3 C
Mitrovice
E martë, 30 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Lajm i mirë nga QKUK: Vetëm 1 i infektuar do të mbes në Infektivë, të tjerët lirohen për në shtëpi

Pas paraqitjes së rasteve me koronavirus në Kosovë, të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë një lajm të mirë.

Ai ka thënë se gjendja e të prekurve nga koronavirusi është stabile dhe se ata nuk kanë nevojë të qëndrojnë në Klinikë, do të lirohen brenda dy ditëve, për veç të moshuarit 77 vjeçar, i cili ka nevojë për oksigjen.

Ky lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi dëshmon që koronavirusi nuk paraqet një shkallë aq të lartë të rrezikut. Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 15 raste me koronavirus, ndërsa në karantinë janë vendosur Vitia, Klina dhe Malisheva.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT