Në qytetin në Vushtrrisë është paraqitur një rast si i dyshuar për koronavirus COVID-19. Ky person tashmë gjendet në Klinikën Infektive të QKUK’së, ku po pret rezultatet pas marrjes së mostrave nga ana e zyrtarëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, transmeton Gazeta Metro.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi, Komuna e Vushtrrisë. “Shtabi Komunal anti Covid-19 sot ka mbajtur takimin e radhës. Njoftojmë qytetarët e Vushtrrisë që në 24 orët e fundit është paraqitur 1 rast i dyshuar për Coronavirus, i cili është vizituar nga shërbimi i Urgjencës i QKMF-së në shtëpinë e të dyshuarit/es dhe konfrom protokolit shëndetësor është dërguar në Klinikën Infektive të SHSUK, nga ku po presim rezultatet e analizave”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se stafi shëndetësor i urgjencës së QKMF Vushtrri, ka kryer këtë shërbim duke ndërmarrë të gjitha masat profilaktike. Ndërkaq po ashtu sot, shtabi komunal anti Covid-19 i kësaj komune ka mbajtur takimin e radhës. Se ky person dyshohet për infektim me koronë, e ka konfirmuar edhe drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli. Ai ka bërë thirrje që qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre si dhe t’i ndjekin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Deri me tani në Kosovë janë identifikuar 13 persona me kornavirus, ndërsa tri komuna janë futur në karantinë, Vitia, Klina dhe Malisheva, si dhe Dumnica, fshat në Podujevë./gazetametro.net



