Pas komunës së Vushtrrisë edhe ajo e Mitrovicës ka vendosur që dyqanet ushqimore të jenë të hapura edhe të dielave.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Agim Bahtiri nëpërmjet një postimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i tij:
Pas konfirmimit se në Kosovë janë infektuar pesë persona me koronavirus COVID-19 dhe paraqitjes së nevojave të qytetarëve për furizim me gjëra ushqimore, për nesër (e diel) komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për t’i lejuar dyqanet ushqimore dhe barnatoret që të punojnë.
KUJDES PO, FRIKË JO!