Ka kohë që në komunën e Vushtrrisë nuk janë të hapura marketet në ditën e fundit të javës.
Por në situatën pandemike nga koronavirusi, të gjitha dyqanet do të jenë të hapura kështu duke lehtësuar furnizimin e qytetarëve, njofton Klan Kosova.
“Të dielen lejohen të punojnë vetëshërbimet, supermarketet dhe dyqanet tjera ushqimore në Komunën e Vushtrrisë. Kjo me qëllim të lehtësimit për furnizim të qytetarëve. Furnizime në markete ka mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik. Vendimi është marrur sot nga Shtabi Emergjent Covid-19 i Komunës së Vushtrrisë. Ky pezullim i rregullores për orarin e punës do të vlejë deri në kalimin e situatës pandemike Covid-19”, thuhet në njoftimin e komunës.



