Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar sërish qytetarët sa i përket fluturimeve.
Gara ka dhënë një sqarimi më të detajuar të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës sa i përket fluturimeve nga dhe për ANP “Adem Jashari”.
Ky është sqarimi i plotë:
Të dashur udhëtarë, Më poshtë gjeni sqarimin më të detajuar të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës sa i përket fluturimeve nga dhe për ANP ‘Adem Jashari’ në mënyrë që më lehtë të kuptoni operimet e fluturimeve në aeroportin tonë: Pas datës 16 Mars 2020 fluturimet mund të realizohen si vijon:
ARRITJE NE PRISHTINE – Pa udhëtarë
NISJE NGA PRISHTINA – Me udhëtarë
PRANDAJ – kontaktoni vetëm me kompani ajrore për të kuptuar MUNDESITE e tyre të realizimit të fluturimeve me udhëtarë vetëm në njërin drejtim (pra vetëm nga Prishtina).
P.S
Përjashtim bëjnë fluturimet ushtarake dhe ato mjekësore.



