8.4 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Banka Qendrore e Kosovës ka një njoftim për për qytetarët rreth bankave

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar qytetarët se të gjitha bankat janë të hapura dhe funksionojnë normalisht sikurse ditëve të tjera, pavarësisht se koronavirusi ka prekur edhe Kosovën, shkruan Gazeta Metro.

BQK po thotë se bankomatat janë në funksion 24/7, madje ka bërë të ditur se të gjitha hapësirat bankare janë duke u dezinfektuar rregullisht, mirëpo ata kanë lutur që t’i shfrytëzojnë sa më pak bankat.

Njoftimi i plotë nga BQK:

Pas situatës së krijuar si rezultat i #Covid19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ju njofton se të gjitha Bankat e Kosovës janë duke funksionuar normalisht, ashtu sikur edhe zonat 24/7 dhe bankomatët”, thuhet në njoftimin e tyre.

Këto hapësira janë duke u dezinfektuar rregullisht nga ana e bankave, por duke pasur parasysh masat mbrojtëse të rekomanduara si pjesë e parandalimit të shpërndarjes së virusit, ju lutemi që degët bankare t’i shfrytëzoni sa më rrallë dhe të përdorni më tepër kartelat bankare, dhe kanalet elektronike për të kryer shërbimet tuaja bankare.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT