Ministri i Shendetesise, Arben Vitia ka kerkuar t’i çmojme dhe t’i ndihmojme mjekët.
Permes nje postimi ne llogarine e tij ne Facebook, Vitia ka shkruar se ata jane heronjte e vërtete.
“Ata që janë të gatshëm dhe në krye të detyrës. Ti çmojmë dhe ti ndihmojmë që të kujdesen për ne. Heronjtë e vërtetë”, ka shkruar Vitia.
Ndërkohë që sot gjatë ditës përmes një konference për media, ministri Vitia ka konfirmuar edhe rastin e tretë me koronavirus. Vitia ka njoftuar se i prekuri është i afërm i 77-vjecarit i cili u identifikua me koronavirus gjatë ditës së djeshme.
Aktualisht në Kosovë të prekur me COVID-19, janë tre persona. Një shtetase italian 20 vjeçare, një 77-vjeçar dhe një 39 vjeçar.



