Tashmë COVID-19 apo i njohur ndryshe si koronaviursi e ka prekur edhe Kosovën, ku tri raste të reja janë paraqitur deri tani, shkruan Gazeta Metro.
Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim që të gjithë kompanitë dhe bizneset private, shkollat, linjat ajrore dhe kufijtë e Kosovës të mbyllen. Madje dy qytetet, ajo e Klinës dhe e Vitisë është vendosur që të futen në karantinë dhe të ndalohen hyrje-daljet.
Forca të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në hyrje-dalje të qyteti të Klinës, kështu duke respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës. Metro gjendet në Klinë ku dhe ju sjellë fotografi nga atje. Kujtojmë se sot është paraqitur rasti i tretë me koronavirus në Kosovë, një 39 vjeçar nga Stublla.//gazetametro.net




