8.4 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

E dhimbshme: Vdes hoxha i ri nga Mitrovica

Hoxha i ri nga fshati Rushan i Mitrovicës, Jetullah Haliti, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë, ka vdekur, shkruan Gazeta Metro.

Hoxha Jetullah Haliti ishte diagnostifikuar me sëmundjen “Leukemi akute”, ku për shërimin e tij ishin kërkuar para dhe ndihmë nga qytetarët. Por, duket se ai nuk ka mundur që t’i përballon kësaj sëmundje të rëndë dhe ka vdekur, lajmin e ka dhënë vet vëllai i tij përmes rrjeteve sociale.

“Njoftohen familjarët, miqët dhe dashamirët se ndërroi jetë vëllau ( Hoxha ) ynë i dashur Jetullah Salih Haliti. Për orën dhe vendin e varrimit do ju njoftojmë”, ka shkruar ai.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT