Drejtoresha për shëndetësi Erseka Barani përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga qytetarët, shmangien e daljeve të pa nevojshme dhe zbatimin e masave mbrojtëse.
Postimi i plotë👇
Te dashur familjar, kolege, bashkeqytetar,
Tashme kemi konfirmimin e pare te dy rasteve qe kane rezultuar pozitivisht me COVID-19. Si drejtore per shendetesi, si kryetare e shtabit emergjent ne komunen e Mitrovices, APELOJ tek te gjithe qytetaret e komunes tone, te tregojne kujdes te shtuar, te zbatojne rekomandimet e dala nga Instituti dhe Ministria e Shendetesise.
Ju lutem te shmangi daljet, vetem ne rast nevoje. Lani duart sa me shpesh, mundesisht cdo 30 minuta, me sapun dhe uje te nxehte. Shmangu kontakteve fizike me njerez. Beni dezinfektimin e ambienteve ku banojme/punojme.
Siguroni pajisje mbrojtese per ju dhe familjaret tuaj (dezinfektues, doreza dhe maska). Ne rast se keni simptoma te ngjashme me ato te virusit, njoftoni emergjencen e qytetit duke thirrur 194. Neser do mbajme mbledhje te shtabit emergjent dhe do ju mbajme te informuar per cdo aktivitet/rekomandim/konkluzion i nxjerrur nga ai takim. Gjithmone, pa panik dhe me kujdes te shtuar.
Ju uroj shendet juve dhe familjeve tuaja.
Me respekt,
Erseka