77 vjeçari i infektuar me coronavirus nga Stublla e Vitisë, mbrëmë rreth orës 22:00 kishte qenë në QKMF në Viti, shkruan Gazeta Metro.
Në redaksinë e Metros është dërguar një informacion se pas asaj vizite 38 persona që kanë pasur kontakt me 77 vjeçarin, kanë kërkuar trajtim edhe 38 persona tjerë nga kjo komunë.
“Pacienti i diagnostifikum sot me Coronavirus, kishte vizitu QKMF’në në Viti mbrëmë pak para orës 22:00. Por, pas kësaj vizite në QKMF paskan kërku trajtim edhe 38 pacientë tjerë potencial. Pa dashte me ba panikë, nuk e di nëse institucionet gjegjëse kanë ba diçka për këta 38 persona të cilët nuk është vështirë të identifikohen”, thotë burimi i adresuar në Metro.
Kujtojmë, që Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë të ditur se 77 vjeçari i cili është prekur me koronavirus është nga fshati i Stubëll.
Ai bëri të ditur se stafi mjekësor i cili i kanë ofruar ndihmë këtij personi në QKMF-në e qytetit janë në karantinë.
“Në karantinë i kam futur 15 persona të stafit mjekësor. Po ashtu menjëherë kemi marrë masat dhe shumë shpejtë pritet të futim në karantinë tërë fshatin. Jemi duke hulumtuar se më cilët persona ka pasë kontakt personi në fjalë”, ka thënë Haliti./gazetametro.net



