Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell.
Temperaturat maksimale, siç ka njoftuar IHMK pritet të arriijnë deri në 23 gradë. Ndryshe, do të jetë moti të shtunën teksa pritet të këtë edhe reshje shiu. Ky është njoftimi i plotë nga Insitutti Hidrometeorologjik i Kosovës:
Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa të dielën do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë, ndërsa në viset malore do të bie vetëm borë. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.