17.6 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Edhe BE’ja e tradhëton Kurtin: Kërkojmë heqjen e plotë të taksave

BE’ja e cila Kryeministri Albin Kurti i beson më shumë se sa SHBA’së, siç duket e ka ‘tradhëtuar’ duke kërkuar heqjen e plotë të taksës 100 përqind, ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake, shkruan Gazeta Metro.

Kjo është konfirmuar përmes një letre që përfaqësuesi i lartë i BE’së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrelli, i ka shkruar kryeministrit Kurti. “Siç e dini, Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare besojnë fuqishëm se rifillimi i bisedimeve të dialogut është i domosdoshëm dhe urgjent dhe do të kërkojë heqjen e plotë të tarifave. Sikur që e kemi përsëritur, ne po ashtu presim që Serbia ta bëj pjesën e saj, për rifillimin e procesit”, ka shkruar ai. Tutje, Borell ka thënë se edhe BE’së i duhet heqja e plotë e tarifave.

“Unë e mirëprita njoftimin tuaj javën e kaluar për tarifat, që paraqet hap të parë të mirë në drejtim të duhur. Neve na duhet heqja e plotë e tarifave. Në këtë kontekst unë pajtohem plotësisht me ju se marrëveshjet e kaluara dhe obligimet e mbetura duhet të zbatohen plotësisht. Serbia, sikur Kosova, duhet t’i përmbushë zotimet për zbatimin e atyre marrëveshjeve”, ka thënë ai. Ndër të tjera, Borrell ka ka konfirmuar se e ka propozuar sllovakin Miroslav Lajcak, si përfaqësues special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro. Në vijim të bisedës tonë të fundit telefonike, do të doja t’iu konfirmoj se unë tashmë ua kam propozuar edhe formalisht shteteve anëtare emërimin e Miroslav Lajcak, si përfaqësues special i BE-së për dialog dhe për Ballkanin Perëndimor, për të më asistuar mua si lehtësues i BE-së”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se shpreson që Lajcak ta fillojë sa më parë punën. “Unë shpresoj që ai mund të fillojë punën sa më herët. Nga ana ime, unë zotohem të mbes afërsisht i angazhuar në këtë proces dhe të bëj më të mirën për ta çuar përpara sa më shpejtë dhe në mënyrë efektive. Nga një rezultat pozitiv do të përfitonin të dyja edhe Kosova edhe Serbia, rajoni i gjerë dhe vet BE-ja në fund”, ka thënë Borell. Kujtojmë se edhe Borell edhe Lajcak vijnë nga dy vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Spanja dhe Sllovakia./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT