17.6 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Shpërthen gazetari Zhabari: Mos bëni panik, as në kohë lufte nuk kemi mbetur pa bukë

Në kohën kur shumë qytetarë të shqetësuar po blejnë gjithnjë e më shumë gjëra ushqimore, e në veçanti miell, gazetari Blerim Zhabari ka reaguar duke thënë se nuk ka vend për shqetësim ngase as në kohën e luftës njerëzit nuk kanë mbetur pa bukë.

Blerim Zhabari thotë se edhe në luftë, pas 3 muajve rrethimit nga forcat serbe në Malet e Çyçavicës, askush nuk kishte mbetur pa miell, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, Blerim Zhabari, botues i Gazetës Online Veriu.info.

Ky është postimi i plotë i tij

O njerëz të mirë, sidomos ju që i keni do vite. Mos përhapni panik. Ju e dini se edhe në luftë, pas 3 muajve rrethimit nga forcat serbe në Malet e Çyçavicës, në kohën e bombardimeve të NATO-së, askush nuk kishte mbetur pa miell. Edhe ata miell që ishte ndahej me të gjithë mes njerëzve.

Sot janë krejt tjera kohë dhe nuk ka aspak vend për shqetësim!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT