17.6 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Dalin rezultatet e 10 personave që bën testin e koronavirusit në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se deri më tash nuk ka asnjë person të prekur me COVID-19, apo të njohur ndryshe si koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Ministri Vitia ka thënë se në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shteti i Kosovës po renditet në vendet e rrezikut më të vogël për t’u prekur koronavirus. Por, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se sot janë paraqitur 10 pacientë të ri në Klinikën Infektive.

“Deri më tani ka pasur 82 pacientë të cilat kanë daluar negativ me koronavirus në Kosovë, sot janë paraqitur 10 pacientë dhe rezultatet e tyre do të dalin në orët e para të mbrëmjes”, tha Ramadani, transmeton Gazeta Metro. Ne kemi filluar testimin me rastin e parë të dyshimtë me 8 shkurt 2020, tha Ramadani, transmeton Gazeta Metro. Ministri Vitia ka thënë se në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shteti i Kosovës po renditet në vendet e rrezikut më të vogël për t’u prekur koronavirus.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT