12 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Përkundër premtimeve për pagat, punëtorët e Trepçës as sot nuk dalin në punë

Punëtorët e gjigandit metalurgjik Trepça as sot nuk kanë dalë në vendet e tyre të punës, edhe përkundër zotimeve nga ana e menaxhmentit se sot ata do t’i marrin pagat.

Kryetari i Sindikatës së Re të Trepçës me flotacion në Stantërg, Gani Osmani, i tha Klan Kosovës se as sot punëtorët e ndërrimit të parë nuk janë duke punuar. Osmani tha se janë njoftuar nga menaxhmenti se kanë marrë zotime nga ministrja e Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari, se sot do të ndahen mjetet për pagat, por punëtorët nuk besojnë deri sa të marrin pagat.

“Edhe sot punëtorët e ndërrimit të parë nuk kanë pranuar me dalë në vendet e tyre të punës. Menaxhmenti na ka njoftuar se sot do të dalin pagat. Ata kanë marrë zotimin nga ministrja se do të ndahen mjetet për pagesat. Por, punëtorët kanë një lloj mosbesimi. Ata nuk po duan për të punuar pa u siguruar se i kanë marrë pagat. Pa ardh mesazhi që kanë dalë pagat, ata nuk hynë në punë”– tha Osmani.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT