Ritmi i rrugës” ka qenë një ndër grupet ikonike, të cilët kanë bërë këngë që do të mbeten gjithmonë në kujtesën e njerëzve.
“Ushtari i rrugës” dhe “Përjetësisht”, janë këngët nga grupi kosovar që ende këndohen dhe kujtohen me nostalgji. Sot grupi nuk është më bashkë dhe secili nga pjestarët e tij kanë vazhduar rrugën e tyre duke marrë një drejtim krejt ndryshe.
Një ndër ta është Memli Krasniqi, i cili sot është angazhuar plotësisht në politikë. Ai është nënkryetari i Partisë Demokratike në Kosovë.
I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel, Memli Krasniqi ka folur rreth rrugëtimit të asokohe në muzikë dhe nëse ai ka ndërmend që t’i rikthehet më muzikës.
“E ke prerë fare marrëdhënien me muzikën? S’ka më kthim mbrapa?”, e ka pyetur Jonida Shehu.
“S’kam bërë be, por efektivisht po, por s’mund të them kurrë po, sepse nuk i dihet pas 10 viteve. Kë do zgjidhje për të bashkëpunuar”, e ka pyetur më tej moderatorja.
“Janë shumë, është listë e gjatë dhe ma merr mendja që do dilte një double album”, u shpreh ai.
“Po Ronela do jetë aty brenda”
“Me siguri po dhe mendoj se do dilte një kombinim shumë i mirë” përfundoi Memli Krasniqi.