9.8 C
Mitrovice
E diel, 27 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Policia jep detaje për tre të arrestuarit në veri të Mitrovicës

“Arrestimi i tre të dyshuarve (një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Krim i organizuar’ dhe ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare’”.

Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale ka vazhduar angazhimet lidhur me operacionin e koduar me emrin “Kontrabanda”

IPK respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë, njofton Klan Kosova.

“Operacioni i sotshëm që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Kosovës është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin ‘Kontrabanda’”.

“Arrestimi i tre të dyshuarve (një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Krim i organizuar’ dhe ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare’”.

“Të arrestuarit do të intervistohen nga hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent”.

“Me tri arrestimet e sotshme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT