Një aksion policor është duke u zhvilluar në veri të Mitrovicës.
Cak i këtij aksioni ka qenë kapja e disa personave të dyshuar për veprën penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.
Aksioni është duke vazhduar akoma.
Këtë e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës
“Ky aksion është duke u bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”, tha ai.