Shumë qytetarë ndajnë mendimin se ambasadorja e Kosovës në SHBA,Vlora Citaku, nuk bën të shkarkohet me arsyen sepse është ambasadore që ka energji dhe që ka punuar mjaftë mirë për t’i mbrojtur interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare, shkruan Gazeta NewBorn.
Këto reagime kanë ardhur pas kërkesës së Glauk Konjufcës, për shkarimin e Vlora Citakut dhe disa ambasadorëve të tjerë nga pozitat që posedojnë. Madje qytetarët e admirojnë Citakun për fjalimet që ajo ka bërë në KS të OKB-së para Ivica Dacicit dhe Serbisë.