23.4 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Limaj përplaset me Kurtin: Keni thënë se Hashimi s’duhet të udhëheq dialogun, çohu merre detyrën

Kreu i partisë Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për ndryshim të qëndrimeve. Limaj ka thënë se Kurti edhe gjatë fushatës edhe kur e mori kreun e qeverisë ka premtuar se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet, ndërsa tani ka ndryshuar qëndrimet, njofton Klan Kosova.

”Më 3 shkurt ditën kur është votuar qeveria, kryeministri ka paraqit disa propozime të tij, njëri nga zotimet ka qenë ky, që do të vendosim reciprocitet, së pari reciprociteti pastaj heqja e taksës, ky ka qenë vazhdimësi e premtimit të kryeministrit që nga zgjedhjet”. ”Më 27 shkurt, i njëjti kryeministri në mënyrë rrënjësore ndryshon qëndrimin e tij dhe thotë, do të fillojmë heqjen e taksës më 15 mars. Ky është një ndryshim radikal i një qëndrimi politike të një kryeministri. Për më tepër heqja e taksës, siç ka propozuar kryeministri me vendosjen e reciprocitetit paraprakisht, e pastaj ndryshimi i qëndrimit të tij tregon jokonsistencë. Për këtë temë në duhet të kemi qëndrimin e Kurtit si kryeministër dhe Hotit si zvëvendëskryeministër për të parë qartë se cili është qëndrimi i qeverisë sonë. Kjo është tmerr, jo seriozitet, ju keni dobësuar qëndrimet tuaj si kryeministër”, ka thënë Limaj.

Ai po ashtu ka folur edhe për marrëveshjet e nënshkruar me Serbinë, ku e ka pyetur Kurtin se pse nuk i shkakori drejtorët që nënshkruan këto marrëveshje, pasi ky i fundit deklaroi se nuk kishte dijeni për përmbajtjen e tyre. ”E kam ditë që ju nuk keni qartësuar çfarë do të thotë reciprocitetit. Ju keni humbur një mundësi të madhe të negocimit, ju keni probleme me prioritetet e juaja. Jeni kryeministër i vendit duhet të merrni përgjegjësin e shtetit”. ”Pse si i ke shkarkua drejtorët, si mundet që një drejtor që të shkojë të nënshkruaj marrëveshje, dhe pastaj del kryeministri thotë se unë nuk di asgjë, si mundet, pse nuk i keni shkarkuar. Si opozitë keni thënë Hashimi nuk banë me udhëheq dialogun, tash çka po pret çohu merre detyrën”, ka thënë Limaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT