Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka pasur një përplasje verbale me Kryeminsitrin Albin Kurti gjatë seancës së jashtëzakonshme për taksën ndaj Serbisë.
Ai u shpreh se me veprimet e tilla Kryeministri Kurti do të rrënojë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, njofton Klan Kosova. Lidhur me këtë, Albin Kurti pati kundërpërgjigje: ”Ne konsiderojmë që SHBA janë aleatë dhe partner i pazëvendësueshëm. Aq të thella dhe të fuqishme janë rrënjët tona me SHBA-të, sa që s’mund të ekzistojë asnjë kryeministëer që mund t’i rrënojë këto raporte”.
”Nevojitet asgjë më pak se sa një mashtrues për të vë në pah një njeri të suksesshëm”. Për deklaratat e tilla të Kurtit, Haxhiu pati menjëherë replikë, duke e quajtur Kurtin, mashtrues ordiner, njofton Klan Kosova. ”Ju jeni mashtrues ordiner”, është shprehur ai.