2.3 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Arrestohen se iu premtuan 20 qytetarëve viza, por në emër të tyre morën kredi

Drejtoria Rajonale në Prishtinë pas një pune të shkëlqyer hetimore, në një operacion të gjerë kanë arritur t’i arrestojnë dy persona për mashtrim.

Të dyshuarit A.E, mashkull 24 vjeç dhe K.G, mashkull 25 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Ata dyshohet se mbi 20 personave ua kanë marrë dokumentet e identifikimit, duke iu premtuar atyre rregullimin e vizave të punës për vendet e BE-së.

Të njejtit me të dhënat e të dëmtuarve kanë aplikuar online për kredi, duke përfituar shuma të ndryshme të parave.

Policia fton të gjithë qytetarët që mund të jenë viktimë e mashtrimeve të tilla, të lajmërohen në stacionin më të afërt.

Të arrestuarit janë dërguar në Qendren e Paraburgimit në Prishtinë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT