14.6 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Raportuesja për Kosovën e BE-së jep lajmin e madh për vizat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka përkrahur propozimin e Kryeministrit Albin Kurti që te merret vendim për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Von Cramon ka shkruar në Twitter se propozimi i Kurtit për heqjen e tarifës duhet të vlerësohet nga Këshilli Evropian që përfundimisht të heq vizat për Kosovën. “Një sinjal shumë i rëndësishëm nga Albin Kurti. Kjo duhet të vlerësohet nga Këshilli i Evropës(në veçanti nga Berlini) që përfundimisht të heq regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT