16.5 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ambasadori Heldt e mirëpret njoftimin e Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Chrsitian Heldt, e ka mirëpritur njoftimin e Kryeministrit Albin Kurti për heqje të pjesshme të taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky hap i guximshëm duhet të shpijë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Hap i guximshëm dhe i rëndësishëm nga kryeministri Albin Kurti vetëm pas dy javësh në detyrë. Tani ky hap duhet të shpijë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë dhe riangazhim për një dialog që çon në normalizim të plotë”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT