Agnesa Vuthaj sërish ka postuar fotografi të në Instagramin e saj, me të cilat ka mahnitur.
Ajo është shfaqur e veshur në veshje me ngjyrë të kuqe, ku i ka theksuar asetet e saj, shkruan GazetaBlic.
Flokët i ka kapur në pjesën e lart të kokës, makijazhin e ka përshtatur me veshjen. Në fustanin që ajo ka zgjedhur, ka vendosur edhe një rrip me ngjyrë të gjelbër që i theksonte belin.
‘Sepse e kuqja është ngjyra ime e preferuar‘, ka shkruar Vuthaj në fotografi.
Ndryshe, Agnesa mbetet njëra nga modelet me të bukura shqiptare.