Kryetari i Nismës Socialdemokrate e ka quajtur skandaloze konferencën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me paralajmërimin se do ta heqin pjesërisht taksën 100 nga produktet serbe dhe atyre të BeH, transmeton Gazeta Metro.
Limaj po thotë se Kurti do të mbahet mend si politikan skandaloz që mashtron e gënjen brenda ditës, madje ndryshon qëndrimet e premtimet brenda disa orëve. “Albin Kurti vazhdon me konferencën e radhës skandaloze, që nga dukja, serioziteti i temës e deri te qëndrimi i kryeministrit. Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve”, ka thënë Limaj. Limaj thotë se në konferencën e sotme gënjeshtrën e sikletin ai u mundua ta mbulojë me disa parulla as mish as peshk./Gazetametro.net