11.2 C
Mitrovice
E shtunë, 26 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

A janë caktuar emrat e ministrave të koalicionit të mundshëm mes LVV-së dhe LDK-së? – Kjo është përgjigjja e tyre

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me grupin punues të Vetëvendosjes për harmonizim të programeve.

Para medieve, Abdixhiku, ka thënë se përveç diskutimeve mes dy grupeve punues për formatin e qeverisë së ardhshme dhe numrin e ministrive, nuk janë diskutuar fare emrat e ministrave potencialë që do të mund të jenë nga të dyja partitë, shkruan Gazeta Blic.

“Në këtë fazë nuk kemi qasje të diskutimit të emrave konkretë, synojmë të flasim për çështje të rëndësishme të Kosovës dhe për formatin e qeverisë, pastaj janë liderët që në bazë të propozimeve bëjnë marrëveshjen finale. Ata përcaktojnë emrat ne nuk i diskutojmë këto gjëra në këto nivele. Për Ministri të Punëve të Jashtme, Integrimeve dhe Diasporës, kemi bërë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve, të Zhvillimit Ekonomik. Është punuar në 12 ministri dhe nga 2 zëvendësministra”, ka shtuar ai.

“Për çështjet ekonomike do të flasim të hënën, derisa në nivel të liderëve do të flitet për dialogun”, ka deklaruar Abdixhiku.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT