Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta diellore.
Në fushat barike pritet të ketë rritje derisa në fushat termike parashihet rënie, kryesisht në vlerat e maksimaleve. Në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare deri të fuqishme, me theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë–herë me vrull, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.