Sot në orën 18:00 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të mbajë konferenë të jashtëzakonshme.
Kujtojmë se sot është paraparë të mbahej edhe mbledhja e qeverisë e cila është anuluar, ku sipas disa burimeve, mbledhja është paraparë të mbahej për heqjen e taksës. Ndërkaq, më herët zv/kryeministri i parë i vendit, Avdullah Hoti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka bërë të qartë që LDK kërkon heqjen e menjëhershme të taksës dhe mosvendosjen e reciprocitetit.