9.4 C
Mitrovice
E premte, 3 Prill, 2026

A na befasoi sot bora? Ja deri kur do të kemi reshje

Sot në Kosovë pritet të depërtojë fronti i ftohtë ajror i cili do të sjellë reshje shiu dhe bore. Në viset kodrinore-malore priten reshje bore, kurse nëpër ultësira reshjet e bores mund të paraqiten shkurtimisht por në përgjithësi priten reshje të përziera. Nuk priten reshje të mëdha.

Pasdite reshjet do të ndërpriten dhe pritet stabilizim gradual i motit. Në Shqipëri po ashtu priten reshje shiu, vende- vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. kurse në viset kodrinore-malore do të ketë edhe reshje të dendura bore. Reshjet do të vazhdojnë paradite për tu ndërprerë pasdite kur edhe pritet stabilizim i motit.

Edhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut paradite priten reshje atmosferike të cilat do të ndërpriten në orët e pasdites. Të premtën do të kemi një front të ri të ftohtë ajror i cili do të sjellë përsëri reshje kalimtare atmosferike si dhe erëra të fuqishme veriore. Priten reshje shiu dhe bore në viset kodrinore-malore, kurse nëpër ultësira do të ketë reshje të përziera. Pasdite vonë do të ketë stabilizim gradual të motit. Të shtunën do të kemi stabilizim të motit dhe ngritje të temperaturave./Meteoballkan

TË FUNDIT

TË FUNDIT