14.9 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Haradinaj: Dikur Albini i thoshte Thaçit mos u zgërdhij, sot sjellja jote përtej zgërdhimjes

Deputeti nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, ka reaguar rreth qëndrimit të kryeministrit të Kosovë, Albin Kurtit, karshi homologes serbe, të cilës i ka buzëqeshur, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj ia kujtuar Kurtit fjalët e tij që ia kishte thënë Presidentit Thaçi kohë më parë në parlamentin e Kosovës. “Dikur, Albini i thojke e Hashimit ‘mos u zgerdhij’. Sot sjellja jote përtej zgërdhimjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebookun e tij.

Kujtojm që Kurti, kohë më par ju kishte drejtuar Thaçit me këto fjalë ” Mos u zgërdhini zoti President”, gjithashtu, Kurti insistonte vazhdimisht se nuk do të takohet me lideret serb pa kërkuar falje për krimet e luftës.

Ndërkaq sot, Albin Kurti e Ana Brnabic e kanë kaluar shumicën e kohës afër njëri-tjetrin në Samitin e Londrës, ku duket që kryeministrin e Kosovës dhe kryeministres së Serbisë u kanë rezervuar enkas vendet afër njëri-tjetrit. E Kurti si duket ishte në qejf, ai gjatë gjithë kohës duket i buzëqeshur përkrah kryeministres serbe, Ana Bernabic./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT