Policia e Kosovës dje rreth orës 12:45 ka arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin nga territori i Serbisë për të hyrë në Kosovë.
Të dyshuarit janë: njëri nga Serbia dhe tjetri nga Bosnja dhe Hercegovina.
Njësiti patrullues, automjetin dhe të dyshuarit i kanë dërguar në stacion policor.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.



