XH.A, 28 vjeç nga Komorani ka vdekur sot si pasojë e lëndimeve tëmarra, pas një aksidenti trafiku, ndërkaq, ngasësi i automjetit është arrestuar, dhe është ndaluar për 48 orë, shkruan Gazeta Metro.
Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe Zyra për informim e Policisë së Kosovës, nga ku është bërë e ditur se 28 vjeçarja nuk u ka përballuar plagëve të marra.
“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran – Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: Xh. A femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, kanë bërë të ditur nga Zyra për Informim.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.
Ndërkaq, B.Z 53 vjeç, ngasës i automjetit Mercedes, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./gazetametro.net