19.2 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Vajza e dërgon Kurtin në “Botën e Çudirave” (FOTO)

Kryeministri i Republikës sonë, Albin Kurti, mbrëmë ka qenë spektator në teatër së bashku me bashkëshorten Rita dhe vajzën e tyre Lea, për të parë shfaqjen e fëmijëve. Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një postimi në Instagram, ku tregoi se u kënaqën aty, duke i lavdëruar aktorët dhe bëri me dije se si institucion nuk do ta lënë në harresë teatrin për t’i dalë në ndihmë.

Postimi i plotë i Kurtit

Mbrëmë Lea, mua e Ritën, na dërgoi në teatrin “Dodona” për të parë shfaqjen “Liza në botën e çudirave” të Lewis Caroll, dramatizuar nga Arzana Kraja e me regji të Melihate Qenës. Kur perdet e teatrit ranë ne u futëm në botën e tij. Duke e ndjekur nga pas lepuroshin e shfaqjes, çuditeshim bashkë me Lizën. Hera herës provonim t’i ndihmonim asaj në matematikë e në gjetjen e kryeqytetit të Kosovës. Viheshim në siklet nga trysnia mbi Lizën, por edhe gëzoheshim kur ajo triumfonte.

Njëmend mungojnë kushtet në këtë teatër, por aty ka aq shumë dashuri për të e pasion në të. Aktorët tanë e bëjnë dhe shfaqin maksimumin e tyre në çdo paraqitje skenike, kurse ne duhet që së paku ta japim ndihmën institucionale. Si prind e di rëndësinë e teatrit, prandaj nuk do e lëmë në harresë. Nuk ka emancipim pa teatër.

 

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT