Milioneri Behgjet Pacolli, në nëntor të vitit të kaluar kur ndodhi tërmeti në Shqipëri, premtoi se do t’i jap 1 milion euro si shenj solidarizimi dhe ndihmesa për rregullimin e dëmeve që ishin shkaktuar, shkruan Gazeta Metro.
Por, katër muaj pas tërmetit, Pacolli akoma nuk ka dhënë shumën prej 1 milion eurove shtetit shqiptar, ai po ankohet në procedurat e qeverisë shqiptare.
E në lidhje me këtë ka reaguar analisti Parim Olluri, i cili ka thënë se Pacolli po ankohet për procedurat burokratike të shtetit shqiptar dhe nuk po jep parat e premtuar. Olluri ka kërkuar që 1 milion eurot e premtuar nga Pacolli të jepen nga ky i fundit pasi vet i premtoi.
Postimi i plotë i Ollurit
Pacolli krekosej para gati tre muajve se do te jepte 1 milion euro per te prekurit nga termeti i Durresit. Asnje cent nuk e ka dhene deri me tash. Po ankohet ne procedurat burokratike te shtetit shqiptar. Qiti more paret!.///gazetametro.net