Një Mercedes-Benz ka treguar fuqinë e tij, derisa ka bartur komplet një lis diku në një kodër në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Vetura me tabela të shtetit të Zvicrës, ka bartur lisin me rrënjë dhe degë në një kodër duke e tërhequr zvarrë.
Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, një anëtar ka postuar një video ku shihet një veturë Mercedes-Benz, modeli ML, duke bartur lisin rrëzë kodrës, pa pikë problemi.
Mercedesi është njëra ndër markat më të njohura në botë dhe që pëlqehet mjaft shumë nga shoferët kosovarë.
Përveç shpejtësisë dhe luksit, Mercedesi ka edhe forcën ku edhe e ka dëshmuar në këtë video. /gazetametro.net