23.6 C
Mitrovice
E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kosnett në Veri ju thotë serbëve: Kosova është shtet i pavarur dhe ashtu do të mbetet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka deklaruar dje para serbëve në Mitrovicën e Veriut se Kosova është shtet i pavarur dhe si shtet do të mbetet, shkruan Gazeta Metro. Kosnett ka thënë se të gjithë ata të cilët jetojnë në Kosovë duhet ta pranojnë Kosovën si shtet pasi si i tillë do të mbetet.

“Kosova është një shtet, është e pavarur dhe kështu do të mbetet. Unë mendoj se është e nevojshme që të gjithë që jetojnë në Kosovë ta pranojnë këtë”, tha Kosnett, transmeton Gazeta Metro. Ai duke folur në Klubin Shoqëror në pjesën veriore të Mitrovicës,  tha se Kosova ndodhet në fazën e tranzicionit, se bashkësia ndërkombëtare e ndihmon tash 20 vjet, porse kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Ambasadori amerikan ka thënë se SHBA mbështet fuqishëm procesin ekzistues të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, që ka për qëllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës e Serbisë. Ai ka shtuar se pret heqjen e taksës ndaj produkteve që eksporton Serbia në Kosovë, transmeton Gazeta Metro. “Konsideroj se hapi tjetër në këtë proces do të duhej të jetë ky, Kosova menjëherë të heqë taksën pa kurrfarë parakushtesh dhe jemi të bindur se nëse ndodh kjo edhe Qeveria në Beograd do të bëjë hapa pozitivë në këtë dialog. Konsideroj se heqja e taksës është me shumë rëndësi”, ka thënë ai. Kosnet ka thënë se SHBA nuk do të ndërpresë mbështetjen për Kosovën nëse ndodhë të mos hiqet. taksa.//gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT