Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 24 orëve, të kaluara, pas një pune operativo-hetimore ka arritur që të arrestoj katër persona të dyshuar, të cilët kërkohen me urdhër arrest nga Gjykatat kompetente.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se personat e arrestuar janë: E.A. i lindur me 1992 m/k/sh, i dënuar me Një vit e gjashtë muaj burg, për veprën penale “Rrëmbim”, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit ne Qendrën korrektuese në Dubravë.
A.J i lindur me 1988 m/k/sh, i dënuar me një vit e dy muaj dhe 40 ditë burg, për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.
H.S. i lindur me 1991 m/k/Rom, i dënuar me një vit burg, për veprën penale “ Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16- vjet”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.
P.R. i lindur me 1974 m/k/Rom, i dënuar me një vit burg, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve,substancave psikotrope ose analoge”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë nëntë mujorit të këtij viti ka arrestuar gjithsejtë 1 mijë e 226 persona për vepra të ndryshme penale.