Robert Berisha mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në “Top Channel”, shkruan GazetaBlic.
Këngëtari përveç jetës profesionale ka folur edhe për atë private, ku padyshim nuk kishte se si të mos përmendej raporti i tij me Norën.
Ai ka folur rreth faktit se janë të shumtë njerëzit që e konsiderojnë dhe e quajnë Roberti i Norës dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak. “Unë jam pianist i diplomuar në Akademi të Muzikës. Djali i Tomorr Berishës, kompozitor. Axha im është Bajram Berisha, producent i dirigjimit në Berlin të Gjermanisë. Që ta dinë të gjithë ata se thonë Roberti i Norës, jo. Roberti është i Tomorr Berishës”, tha këngëtari. /GazetaBlic