Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka vizituar sot Agjencinë e Intelegjencës së Kosovës në 11 vjetorin e krijimit të saj, nga ku i ka falenderuar ata për punën e bërë tërë këto vite, shkruan Gazeta Metro.
Kurti ka thënë se puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë në Kosovë. “Në një rajon të paqëndrueshëm si Ballkani Perëndimor, ku kemi pas dy grushtshtete të dështuara në tri vitet e fundit, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në Twiter.
Ky është shkrimi i plotë
Sot unë vizitova Agjencinë e Intelegjencës së Kosovës për 11 vjetorin e saj dhe i kam falënderuar për shërbimin e tyre. Në një rajon të paqëndrueshëm si Ballkani Perëndimor, ku kemi pas dy grushtshtete të dështuara në tri vitet e fundit, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë
Kujtojmë, që Agjencina e Intelegjencës së Kosovës u krijua një vit pas shpalljes së pavarësisë së vendit, si një prej institucioneve të domosdoshme për funksionimin e shtetit./gazetametro.net
Today I visited the Kosovo Intelligence Agency for its 11th anniversary and thanked them for their service. In a volatile region such as #WesternBalkans where we have had two failed coup d’etat in the last 3 years, their work is indispensable for the security of our country.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2020