Grabitjet në vendin tonë vazhdojnë të jenë dukuri shqetësuese.
Sot është raportuar një rast në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vaganicë.
Në këtë fshat persona që ende nuk janë identifikuar kanë kryer grabitje.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar, Avni Zaiti, zëdhënës i policisë në rajonin e Mitrovicë.
“Në mëngjes është raportuar për një vjedhje që ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vaganicë. Rasti është nën hetime dhe nuk dihen dëmet që janë shkaktuar”, ka thënë ai.
Ndryshe, ambulanta në fjalë për të dytën herë bëhet pre e grabitjes që nga inaugurimi.