22.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Lutfi Haziri shpërthen në lot para shtëpisë ku u vranë 5 persona: Ishte familje e respektuar

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dalur në vendin e ngjarjes ku u vranë katër persona dhe u vetëvra një.

Haziri është shprehur i tronditur nga ngjarja, duke thënë se familja ishte e respektuar në Gjilan, shkruan Reporteri.net.

“Është tronditës lajmi që sot ka ndodhur në Gjilan. Tragjedia që po kalojmë duhet të zbardhet. Shuarja e një familjeje është tragjedia më e madhe që mund të ndodhë. KA qenë një familje e respektueshme, por deri këtu erdhi për shkak të problemit”, ka thënë Haziri.

Ndërkohë, Haziri ka takuar familjarët e të ndjerve me të cilët është përqafuar dhe ka shpërthyer në lot.

Ndryshe, në këtë tragjedi të rëndë, siç mëson Reporteri, ka mbetur i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT